Ish-ministri britanik i skandalit thotë se historia me sekretaren nuk ishte ‘rastësore’: Rash në dashuri (fotot)

03/03/2022 15:33

Ish-ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock është shfaqur së fundmi në një program radio që prej shkarkimit të turpshëm në maj kur u kap në kamera duke u puthur me pasion me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Në tentativën me te fundit  për të rindezur karrierën e tij ai foli për më shumë se dy orë në transmetim duke pretenduar se “e vërteta” është padrejtësia e bërë ndaj tij për një “dashuri që kishte lindur me ndihmësen e tij” edhe pse portretizimi mund të dukej ndryshe në ‘kamerat e edicioneve të lajmeve’.

Matt nuk pranonte akuzat se si ministër i shëndetësisë në kohën e izolimit të virusit duhet të zbatonte direktivat e dhëna nga vetë ministria e tij, por kur u pyet nëse me të dashurën sekretare bënte “seks rastësor” ai u përgjigj: “Nuk kam bërë seks rastësor me askënd, unë rash në dashuri”.

Por mediat britanike thonin sot se këtë ai duhet t’ia thoshte asokohe njerëzve që nuk mund të takoheshin me të dashurit e tyre në spitale, në shtëpitë e të moshuarve apo dhe as nuk mund të shkonin në funeralet e tyre.

E përditshmja Daily Mail shkruante se Matt Hancock është vetëm një nga shumë politikanë të kapur me pantallonat përtokë gjatë kryerjes së detyrës, por gjithsesi asnjë prej tyre nuk kishte një nivel të tillë “paturpësie” për t’u justifikuar.

Edhe në vitin 1997, kur ministri i jashtëm britanik  Robin Cook mori vesh se historia e tij me sekretaren Gaynor Regan do të bëhej publike, i tregoi gruas së tij Margaret, pak para se të niseshin me pushime.

Margaret më vonë deklaroi se burri i saj kishte pasur gjashtë marrëdhënie jashtëmartesore gjatë martesës së tyre. Cook asokohe qëndroi në post deri në 2001 dhe pas ndarjes u martua me të dashurën Gaynor.

Në 2006, u zbulua se zv. kryeministri i administrates se Tony Blair, John Prescott kishte pasur një marrëdhënie dy-vjecare me sekretaren e tij Tracey Temple, dhe megjithë turpërimin qëndroi në post deri në 2007.

Kështu që sipas Daily Mail, burrat e fuqishëm mbajnë gjithnjë postet e tyre edhe pse devijojnë nga detyra e tyre, për të cilën paguhen shumë para që të kryejne.

FOTO GALERI
2/5
Ai foli për më shumë se dy orë në transmetim duke pretenduar se “e vërteta” është padrejtësia e bërë ndaj tij për një “dashuri që kishte lindur

Top Channel