Gjermania “mbetet pa gaz”, DW: Bllokoi gazin rus, në krizë për alternativa!

03/03/2022 13:55

Gjermania bllokoi Nord Stream 2 pas sulmit rus mbi Ukrainë, por tani vendi e gjen veten përpara një krize e cila forcon bindjen për nevojën e energjive të ripërtërishme.

Stacioni më i madh i gazit në Evropën Perëndimore ndodhet në Saksoninë e Poshtme, 2000 metra nën tokë.

Është sa 910 fusha futbolli dhe mund të depozitojë gaz sa për te mbajtur për një vit të tërë dy milionë shtëpi. Por niveli i gazit në të nuk zë as tre përqind të vëllimit. Këtë nivel kanë të gjitha depozitat e gazit të kompanisë Astoria, së cilës i përket edhe depozita në fjalë”, thotë DW.

Astoria është një kompani bijë e korporatës energjetike ruse Gazprom dhe ka në dorë më shumë se një të tretën e depozitave të gazit në Gjermani.

Sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck, depot lihen të zbrazëta në mënyrë sistematike për dy arsye: Për ta mbajtur çmimin e gazit në nivel të lartë dhe për të ushtruar presion: Gazi si armë politike.

Rreth 55 për qind e importeve gjermane të gazit vijnë nga Rusia, veç kësaj edhe 50 për qind e qymyrit të fortë dhe më shumë se 30 për qind e naftës. Ndërsa për naftën është caktuar me ligj një rezervë strategjike prej 90 ditësh, për gazin dhe qymyrin nuk ka një gjë të tillë.

Një gabim, siç e dimë tani dhe e ka pranuar edhe ministri aktual, Robert Habeck. Ministria Federale e Ekonomisë dëshiron ta ndryshojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Por nëse Moska urdhëron që furnizimet me energji të kufizohen apo edhe të bllokohen, kjo mund të çojë në mungesa të rënda deri në vjeshtë, e madje edhe në dimrin e ardhshëm.

Top Channel