
Bombardimet e Rusisë vijojnë të shkaktojnë humbje jetësh në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se do të ndalojë rënien e Kievit dhe akuzon presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte.
Imazhet tragjike kanë nxjerrë në pah koston e përgjakshme të luftës së Putinit në Ukrainë.
Në një prej tyre duket një baba që qan mbi trupin e djalit të tij të vrarë nga bombardimet ruse.
Serhii, babai i adoleshentit Iliya, u fotografua duke përqafuar kokën e djalit të tij ndërsa trupi shtrihej në një çarçaf me gjak në një maternitet të kthyer në një spital në qytetin e Detit të Zi.
Një tjetër imazh zbulon se si Iliya kishte mbërritur disa çaste më parë në pjesën e pasme të një makine me të dyja këmbët e copëtuara nga një predhë ruse”, sipas Daily Mail.
Imazhet u shfaqën ndërsa zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës i tha Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së se Putini po “derdh gjakun e fëmijëve ukrainas” duke bombarduar zonat civile duke shkaktuar krime kundër njerëzimit.
Top Channel