Balla nga Lushnja: Heqja e TVSH për makineritë bujqësore, ndihmë e drejtpërdrejtë për fermerët

03/03/2022 16:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar takimet në qytetin e Lushnjes, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

Balla i shoqëruar nga kandidatja Sefa është ndalur në sipërmarrjen e makinerive bujqësore “Agro Cakoni” në Savër të Lushnjes.

Një sipërmarrje model e cila nga një biznes i vogël, sot tregton një gamë të gjerë makinerish bujqësore, duke e bërë më të thjeshtë punën e fermerëve dhe blegtorëve.

Administratori i sipërmarrjes Cakoni tregoi se prej 20 vitesh ju ka ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve me këto mjete.

Gjatë bashkëbisedimit Balla u shpreh që kjo sipërmarrje duhet t’u vijë në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve, përmes blerjes së pasjeve bujqësore me këste, ndërsa administratori u shpreh i gatshëm për mënyrat e pagesës me këste me interes 0 deri në 6-muaj.

Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore është një ndihmesë e madhe dhe ndihmë e drejtpërdrejtë për fermerët .

FOTO GALERI
2/5

Top Channel