“Shpëtuam në 10 sekondat e fundit”/ I mbijetoi përmbytjes në Nepal, nxënësja rrëfen tmerrin: Çdo gjë u fshi nga toka para syve të mi
Teksa autokolona me tanket ruse po përparonte drejt Kievit, u përball me rezistencën ukrainas. Në pamje duket se tanket ruse janë djegur tërësisht në qytetin e Bucha, vetëm 20 km larg Kievit.
Aty kanë mbetur vetëm rrënojat e tankeve dhe pajisjeve ushtarake ruse pas përplasjeve me forcat ukrainase. Të dielën pasdite dolën pamjet e kolonës së tankeve ruse që po i drejtoheshin Kievit por duket se ukrainasit kanë marrë situatën në dorë dhe po vijojnë rezistencën e tyre.
Ekspertët ushtarakë thanë se rusët ka të ngjarë të jenë zhdukur nga sulmet e artilerisë dhe dronëve ukrainas.
Përveç ushtrisë, edhe qytetarët i janë bashkuar forcave për të luftuar për lirinë e Ukrainës. Ata kanë përgatitur kokteje molotov për t’ia hedhur automjeteve të forcave ruse.
Top Channel