Mësimi në një shkollë të Prishtinës nis me zhvillimet e luftës në Ukrainë, Ministria e Arsimit: Nuk kemi dhënë leje!

02/03/2022 13:52

Nxënësit e klasës së shtatë të shkollës Dardania në Prishtinë, mësimin e kanë filluar me një ligjëratë rreth zhvillimeve në Ukrainë.

Mësimdhënësit i kanë informuar nxënësit rreth luftës duke bërë edhe një analogji me Kosovën e viteve ’90.

Sipas mësuesit Ahmet Pllana, një vendim i tillë erdhi me qëllim solidarizimi me shtetin e Ukrainës.

Pllana shton se në koordinim me gjithë Sindikatën e Arsimit, nëpër të gjitha shkollat u ligjërua njëjtë.

E vetë nxënësit bënin thirrje për përfundim të konfliktit në Ukrainë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që orën e parë të dy ndërrimeve të ligjërojnë mbi këtë çështje. Derisa, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka dhënë leje as nxjerrë vendim për një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA