Një mësuese shqiptare që jeton në Poloni tregoi sot në “Goca dhe Gra” si janë pritur shtetasit që janë larguar nga Ukraina, pasi Rusia i shpall luftë.
Ka tension dhe panik te secili prej nesh, thotë Juela Skarra.
“Kemi persona që janë drejtpërdrejt të prekur nga lufta. Unë kam shumë miq, shumë koleg, që kanë gjysmën e familjes në Ukrainë”.
Sipas saj, qindra shtetas që jetojnë në Poloni janë mobilizuar në kufirin me Ukrainën, për të ndihmuar gratë dhe fëmijët ukrainas.
“Aktualisht ka trenë që Polonia i ka vendosur falas, mjafton një mjet identifikimi, qoftë dhe një letër mjekësore, që vërteton që je shtetas ukrainas.
Ka një numër vullnetarësh shumë të madh që janë solidarizuar, shumë njerëz që kanë hapur dyert e tyre për t’i mirëpritur. Në pikat ku unë kam punuar, fëmijët janë pritur me arushë apo lodra të tjera për t’ia lehtësuar dhimbjen”, thotë Juela.
Top Channel