A ekziston vërtet “Fantazma e Kievit” që rrëzoi gjashtë avionë rus? Analiza e fakteve

02/03/2022 12:16

“Fantazma e Kievit” është kthyer në një figurë popullore në mbarë Ukrainën. Por a ekziston vërtet “Fantazma e Kievit”?

DW ka realizuar një analizë të fakteve.

Është një histori që i jep kurajo dhe shpresë popullit të Ukrainës në këto ditë të errëta : Ushtria ka bërë një luftë të ashpër kundër pushtimit rus dhe një pilot luftarak shumë i jashtëzakonshëm është kthyer në një hero popullor.

I njohur vetëm si “Fantazma e Kievit”, thuhet se ka rrëzuar i vetëm gjashtë avionë rusë që nga fillimi i pushtimit.

Historia është përhapur kryesisht përmes mediave sociale, me video dhe foto të pilotit në veprim, të postuara nga banorët e Kievit, ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në një video të shpërndarë gjerësisht, Fantazma e Kievit ndjek një aeroplan rus dhe më pas e gjuan atë nga qielli. Në gjuhën ukrainase, një zë thotë: “Ka një avion. Ka një tjetër. Është gati të rrëzohet.”

Kjo është një sekuencë nga videoloja Digital Combat Simulator World. “Kjo pamje është nga DCS, por megjithatë është bërë për respekt të ‘Fantazmës së Kievit’“, shkruan personi që ngarkoi videon në YouTube më 24 shkurt, duke përdorur një trasmetues për kryeqytetin e Ukrainës.

“Nëse është i vërtetë, Zoti qoftë me të; nëse është i rremë, lutem për më shumë si “ai”.

Një zëdhënës i Digital Combat Simulator World  ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se materiali është me të vërtetë nga loja.

Foto të vjetra, të ndryshuara

Poroshenko, presidenti nga viti 2014 deri në 2019, postoi një foto të një piloti me helmetë në një kabinë në Twitter, duke identifikuar personin si Fantazma e Kievit.

“Mbrojtës kaq i fortë”, shkroi Poroshenko, “Ukraina patjetër do të fitojë!”

Ajo foto është postuar gati tre vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Piloti në foto është duke bërë një fluturim provë me një helmetë të re. Pra, edhe nëse ky është në fakt piloti misterioz, fotografia është e vjetër.

Emri Vladimir Abdonov po bën xhiron e botës dhe ka edhe foto të ndryshme që pretendojnë se është ai.

Disa nga fotot duket se nuk janë origjinale. Fakti që imazhi i mëposhtëm është ndryshuar mund të tregohet për shembull nga analiza e zhurmës me një program të përpunimit të imazhit.

Kur imazhet janë duke u ndryshuar, kjo shpesh lë gjurmë të dukshme në zhurmë. Në rastin konkret, kjo mund të shihet në kokën e pilotit, shenjat në krah dhe flamuri ukrainas në sfond.

Në kërkimin për imazhin konfirmohet se është i rremë. E njëjta foto u shfaq në internet vite më parë, por me një kokë tjetër, një distinktiv tjetër në krah dhe pa flamur në sfond.

Nëse shikoni nga afër aeroplanin pas pilotit, mund të shihni një gjethe panje gri – një simbol i përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze. Kjo me sa duket ka munguar kur fotografia është manipuluar dhe tregon se ka shumë të ngjarë të jetë një foto nga Kanadaja.

Të njëjtat mjete mund të përdoren për të treguar se kokë është ndërruar në këtë foto.

Imazhi origjinal u shpërnda nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës . Ai tregon marinarin e rënë Vitaliy Skakun, të cilit pas vdekjes iu dha titulli Hero i Ukrainës nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy .

Skakun thuhet se ka hedhur në erë një urë duke rrezikuar jetën e tij për të ndaluar avancimin e një kolone tankesh ruse.

Është fytyra e një avokati nga Buenos Aires, i cili tani është argëtuar me statusin e tij të ri të heroit dhe ka postuar në Twitter.

Sa e aftë është mbrojtja ajrore e Ukrainës?

Deri më tani, ekzistenca e një piloti luftarak ukrainas që rrëzoi gjashtë avionë rusë nuk mund të konfirmohet.

Të enjten, ditën e parë të pushtimit, ushtria ukrainase njoftoi se pesë avionë rusë dhe një helikopter ishin rrëzuar. Në të njëjtën ditë, Rusia deklaroi se kishte çaktivizuar mbrojtjen ajrore dhe bazat ajrore në Ukrainë.

E sigurt është se shumë nga videot dhe fotot që pretendojnë se tregojnë pilotin misterioz janë false.

Ministria e Mbrojtjes postoi në Twitter të premten: “Dhjetëra pilotë ushtarakë me përvojë, nga kapitenë në gjeneralë po kthehen në Forcat Ajrore. Kush e di, ndoshta njëri prej tyre është piloti i MiG-29 , e cila shihet kaq shpesh nga njerëzit e Kievit!”

Ministria nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të DW për identitetin e pilotit.

Top Channel