Shpërthimi i fuqishëm në Kharkiv, të paktën 6 të plagosur

01/03/2022 10:29

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që po i qëllon me raketa”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter të martën.

Një video e postuar nga Kostiantyn Nemichev, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA