Një grua u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hënën, më 28 shtator, ndërtesën e Akademisë së Shkencave në qendër të Kievit, bëri të ditur kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.
Ndërtesa historike pësoi dëme të mëdha nga goditja, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit u dërguan menjëherë në vendngjarje. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi pamje nga zona e sulmit, ku duket shkalla e dëmeve të shkaktuara në ndërtesë.
“Sulmi rus në ndërtesën e Akademisë së Shkencave. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht. Ata po shuajnë zjarrin dhe po kërkojnë për njerëz që mund të kenë qenë në ndërtesë”, shkroi Zelensky.
Pamjet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e murit anësor të ndërtesës është shembur. Zjarri është përhapur në katet e dyta dhe të treta, ndërsa mbetje të shumta janë shpërndarë përreth ndërtesës.
BREAKING:
The National Academy of Sciences is on fire in central Kyiv.
Fatalities and wounded have been reported. The building is destroyed.
Video via @5channel https://t.co/8IrAK70ZCK
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 28, 2026
Fillimisht, autoritetet e Kievit raportuan se sulmi kishte goditur një ndërtesë të pabanuar në lagjen Shevchenko, ku ndodhet edhe ndërtesa historike e Akademisë së Shkencave.
In the center of Kyiv, Russians attacked the historic building of the National Academy of Sciences with a drone. A fire has broken out, and people are jumping from the windows to avoid burning to death.
This is what the triumph of absolute evil looks like. Europe, 2026. https://t.co/p7EU8vuLrh
— Денис Казанський (@den_kazansky) September 28, 2026
Sulme ruse janë raportuar edhe në qytete të tjera të Ukrainës.
Në Dnipro, në juglindje të vendit, një dron goditi një qendër biznesi, duke vrarë tre persona dhe plagosur të paktën 12 të tjerë, sipas guvernatorit rajonal. Ndërkohë, në Kharkiv, një sulm rus me bomba rrëshqitëse goditi një ndërtesë banimi. Kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, deklaroi se 29 persona u plagosën, mes tyre 10 të mitur.
Edhe rajoni i gjerë i Kievit u përfshi nga sulmet. Sipas presidentit Zelensky, dy persona u vranë, mes tyre edhe një shtetas azerbajxhanas.
Zelensky tha gjithashtu se sulmet me dronë dëmtuan ndërtesa banimi, infrastrukturën e telekomunikacionit dhe disa pika karburanti në kryeqytet.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet, duke pretenduar se objektivat në Kiev ishin qendra të të dhënave që ofrojnë shërbime telefonie celulare dhe akses në internet për ushtrinë ukrainase.
Moska njoftoi gjithashtu se në rajonin e Odesës u goditën një qendër logjistike dhe një anije, për të cilat pretendoi se përdoreshin për transportin e furnizimeve për forcat e armatosura ukrainase.
Top Channel