Live/ Dita e 13-të e protestës, tubuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Çohuni nga gjumi
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
ARRSH njofton se kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale, në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel