![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-04T194315.078-800x450.jpg)
04/02 19:43
Një 14-vjeçar është vrarë këtë të martë në mëngjes në Kosovë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Shtetasi me iniciale R.H. është qëlluar me thikë dhe pasi është dërguar në spital, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
I mituri ishte nxënës i shkollës të mesme “Hilmi Rakovica” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Incidenti ka ndodhur disa metra larg shkollës, ndërkohë që drejtoresha e shkollës nuk ka dalë me një qëndrim rreth ngjarjes.
Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk ka të dhëna për autorë të dyshuar.
Top Channel