Ditën e mërkurë do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit me ndryshime sa i i përket rendit të ditës të miratuar nga Komitetit Ekzekutiv në muajin janar.
E planifikuar më parë si një asamble e prëgjithshme zgjedhore ku do të zgjidhen organet drejtuese si presidenti dhe antarët e Komitetit Ekzekutiv, pas ngjarjeve të fundit dhe zhurmës së krijuar me padi të ndryshme në gjykatën e Tiranës, do të ketë një rend dite tjetër të kërkuar edhe nga presidenti aktual i FSHF-së Armand Dukas.
Nëpërmjet një letre të hapur në rrjetet e tij sociale, numri 1 i futbollit shqiptarë ka bërë me dije se në respekt të plotë të kërkesës së gjykatës për paditë e ngritura së fundmi, përfshirë këtu edhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, do t’i kërkojë asamblesë që të shtyjë vendimin e Komitetit Ekzekutiv për pikën e zgjedhjes së organeve drejtuese për president dhe Komitet Ekzekutiv.
Në mbyllje të deklaratës së tij publike Z.Duka thekson se kjo periudhë shtyrjeje për një tjetër datë, t’i shërbejë procesit të rregullt statutuorë dhe të gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.
Në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë mandat do të jenë tre kandidat, presidenti aktual Armand Duka, gazetari Dritan Shakohoxha dhe ish-trajneri Sulejman Starova.
Top Channel