Harta e avancimit rus në Ukrainë

Sulmi rus sa vjen bëhet edhe më i ashpër në territorin e Ukrainës.

“Përparimi rus në Kiev mbetet aty ku ishte dje.  Rusët jo vetëm po përballen me probleme të karburantit dhe mirëmbajtjes, por po tregojnë shenja se po u mbarojnë ushqimet”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes, sipas CNN.

Zyrtari përmendi një numër arsyesh të mundshme për ngecjen e sulmit rus, duke përfshirë edhe rezistencën ukrainase.

Ai shtoi mundësinë që rusët po e ndalonin përparimin e tyre.

Sipas SHBA-së, Rusia po përdor fuqi më të madhe zjarri dhe sisteme armësh më shkatërruese.

“Ata do të rigrupohen, do të përshtaten, do të ndryshojnë taktikat e tyre”, tha zyrtari, duke shtuar se Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi hapur se synon zonat civile në Kiev.

“Në gjashtë ditët e fundit ka pasur prova të një sjelljeje të caktuar kundër rrezikut nga ushtria ruse. E keni parë në terren, ku njësitë po dorëzohen, ndonjëherë edhe pa luftuar. Dhe ata kanë, shumë rekrutë, që nuk kanë qenë kurrë në luftime më parë, disa prej të cilëve besojmë se as nuk iu tha se do të ishin në luftim. Pra, ne po shohim vetëm prova të një mospërfilljeje ndaj rrezikut”, shtoi zyrtari.

Top Channel