Një 21 vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën snapchat.
Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve , e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.
Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish i dashuri. E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më beri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera.
Bëhet me dije se i dyshuari vazhdoi ta kërcenojë se do t’i publikonte fotografitë në rast se ajo nuk i jepte para. Por psikologja Doklea Hadërgjonaj që punon me fëmijët e abuzuar dhe që kanë rënë viktima përmes rrjeteve sociale u kërkon prindërve të komunikojnë me fëmijët . Jo vetëm kaq por ata duhet të kontrollojnë edhe videolojrat mbasi në mjaft raste fëmijët komunikojnë me të panjohurit duke ju treguar adresën e shkollës.
Doklea Hadërgjonaj, psikologe: Të kontaktojnë me kompanitë me të cilat kanë lidhur internetin dhe të kërkojnë bllokimin e faqeve me adultë.
Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masen 30 përqind.
Top Channel