Ukrainasi largon me duar minën anti-njeri, duke mbajtur cigare në gojë (video)

28/02/2022 17:51

Një ukrainas i patrembur ka larguar nga rruga një minë anti-njeri nga një urë duke e marrë me duar të zhveshura, teksa në gojë mban një cigare të ndezur, tregohet në një video të shpërndarë së fundmi.

Pamjet janë shikuar miliona herë prej të dielës dhe nuk dihet nëse kanë lidhje me konfliktin, por guximtari i paidentifikuar besohet se është në qytetin port të Berdyansk dhe nuk preferoi të priste për njësitë e largimit të bombave.


Video 38-sekondëshe  tregon burrin me xhinse e xhaketë të zezë që kap minën me dy duar të cilën me sa duket e gjen në rrugë.

Më pas ai ecën me mjetin shpërthyes drejt një pylli aty pranë, teksa nje spektator regjistron aktin e tij në dukje shumë të guximshëm.

Një nga komentuesit shkruante: “Ukrainasit mbledhin minat me duar, duke pirë cigare”.

Disa përdorues online identifikonin mjetin anti-njeri si TM-62  të vendosur në urë nga forcat ruse, por si shumë raportime të tjera gjatë konfliktit, kjo nuk gjente konfirmim.

FOTO GALERI
3/3
Më pas ai ecën me mjetin shpërthyes drejt një pylli aty pranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA