Rusia “nis tmerrin e qiejve”: Lëshon Zirkon, testohen kapacitet bërthamore!

28/02/2022 17:11

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi pamje që tregojnë se momentin e lëshimit të raketës balistike intekontinentale Yars, ato të nisjes së një rakete hipersonike Zircon dhe një tjetër hipersonike për sulm tokësor, Kinzhal gjatë një operacioni që synonte testimin e kapaciteteve nukleare të Rusisë.

Presidenti Vladimir Putin një ditë më parë urdhëroi ushtrinë të vendosë forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë, duke cituar ato që i ka konsideruar deklarata agresive të liderëve të NATO-s, dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik – dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë – por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, tha ai për televizionin shtetëror, teksa i kërkoi ministrit të mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që t’i vendosnin forcat e parandalimit bërthamor në një “regjim të posaçëm të detyrës luftarake”, që do të thotë se armët bërthamore të vendit do të ishin në një gjendje të shtuar gatishmërie për t’u lëshuar.

Top Channel