Putin bën gati “sozinë”: “Frikë për jetën pas sulmit rus në Ukrainë”!

28/02/2022 16:42

Mediat e huaja e quajnë “sozia e vetme profesioniste e Putinit”. Polaku Slawek Sobalam që imiton shefin e Kremlinit, thotë se pas sulmit rus mbi Ukrainën, po mendon që të heqë dorë nga ajo që e cilëson si “karriere prej sozie e presidentit rus” .

Sobala e pohoi hapur se druhet për jetën e tij me situatën e krijuar. Kjo për shkak edhe të numrit të madh të ukrainasve që jetojnë në vendin e tij të lindjes,Wroclaw, të Polonisë.

“Përpara luftës, nuk kisha frikë për sigurinë time kur dilja nëpër rrugë. Por tani, gjërat kanë ndryshuar”, shprehet ai.

Përpara disa kohësh, kreu i shtetit rus deklaronte në një intervistë për agjensinë e lajmeve TASS se nuk ka asnjë sozi dhe nuk gjen kuptim në të pasurit një të tillë, i cili t`i zërë vendin në eventet apo ngjarjet publike.

Njerëzit rreth e rrotull tij e kanë këshilluar vazhdimisht që të marrë një sozi për shkak të rreziqeve të sigurisë që i kërcënohen, por Putin ka refuzuar.

Shefi i dikurshëm i Shërbimit Federal rus të Mbrojtjes, Evgheni Murov, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e titullarëve të lartë në Kremlin, përfshirë kreun e shtetit, thoshte se Putin e refuzonte me forcë sozinë, sepse e shikonte si shenjë dobësie ose si një lloj pohimi se sistemi i mbrojtjes së presidentit, ka të meta e mangësi.

Top Channel