“Po përgatitemi për miliona refugjatë”/ BE planifikon t’i japë të drejtën e qëndrimit për tre vjet ukrainasve

28/02/2022 15:08

Bashkimi Evropian po përgatitet tu japë ukrainasve mundësinë që ikin nga lufta dhe të qëndrojnë e punojnë në bllokun 27-vendesh deri në tre vjet.

Zyrtarët e lartë europianë thanë se shetet e BE-së do të marrin ndihma për të përballuar ardhjen e refugjatëve.

Të paktën 400,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në BE deri më tani. Ne duhet të përgatitemi për miliona”, tha komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson pas një vizite në një pikë kufitare midis Rumanisë dhe Ukrainës .

Johansson tha se shpresonte që ministrat e brendshëm të BE-së të bien dakord që të enjten për një skemë mbrojtjeje për ata që ikin nga Ukraina.

Ministrat i kërkuan të dielën Johansson-it të përgatisë propozime për të nxitur direktivën e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e hartuar pas luftës së viteve 1990 në Ballkan, por që nuk është përdorur kurrë deri më tani.

Projektuar për t’u marrë me ardhjet masive të personave të zhvendosur në BE, ai siguron të njëjtin nivel mbrojtjeje, për një deri në tre vjet, në të gjitha shtetet e BE-së, duke përfshirë një leje qëndrimi dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale.

Top Channel