Kohë lufte/ Ukrainasit gjejnë strehë, largohen nga vendi ose martohen (FOTO)

28/02/2022 14:47

Të enjten e javës së kaluar, ukrainasit u zgjuan nga shpërthimet në disa prej qyteteve të vendit ndërsa shumë prej tyre nxituan të largoheshin nga Kievi.

Familjet në Kiev kanë folur për CNN duke treguar se ishin në mëdyshje ndërsa duhet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të përballeshin me rrezikun në rrugë apo të qëndronin.

Mëngjesin e së enjtes pati radhë të gjata trafiku në Kiev teksa ukrainasit largoheshin në anën e kundër të kufirit me Rusinë.

Lufta nuk i pengoi Yaryna Arievën dhe partnerin e saj Sviatoslav Fursn që të martoheshin ndërsa në sfond dëgjoheshin sirenat e sulmeve ajrore.

“Ishte shumë e frikshme. Është momenti më i lumtur i jetës tënde dhe ti dëgjon atë”, tha Arieva.

Ata e kishin planfiikuar që të martoheshin më 6 maj dhe të festonin në një restorant ku dukej lumi Dnieper, tregoi 21-vjecarja. Ata nuk e dinë se cfarë do t’i sjellë e ardhmja, por janë të vendosur që të qëndrojnë dhe të luftojnë. Pas dasmës, cifti u përgatit për t’iu bashkuar forcave për të mbrojtur vendin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel