Cili është piloti ‘Fantazma e Kievit’ dhe a ka rrëzuar vërtet avionët rusë? (fotot)

26/02/2022 17:47
Forcat e Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar pesë avionë gjuajtës rusë dhe një helikopter

Autoritetet në Ukrainë kanë shpërndarë me krenari raportimet e pakonfirmuara për një pilot profesionist të flotës së tyre që njihet tashmë si “Fantazma e Kievit”, në një tentativë për të rritur moralin, në një kohë përballjeje te ashper ushtarake me Rusinë, shkruan në një analizë e përditshmja britanike Metro.co.uk

Zhurmat e shpërndara në rrjetet sociale e media sugjerojnë se i vetëm, piloti i paemëruar ka rrëzuar disa gjuajtës rusë, madje në disa prej pamjeve duket se drejton një avion MiG-29 mbi qytetet e Ukrainës.

Por ende nuk dihet nëse ky është një lajmi vërtetë apo një “legjendë urbane”.

Pretendimet deri tani të pabaza kanë qarkulluar online teksa Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në fillim të javës.

Sipas një prej postimeve më të shpërndara por ende të paverifikuara, piloti mjeshtëror ka rrëzuar dy gjuajtës rusë SU-35, një SU-27, një MiG-29, dhe dy SU-25.

Në gjuhën e zakonshme të aviacionit ushtarak pranohet se një pilot që rrëzon pesë ose më shumë avionë armiq mund të quhet ‘as’.

Pretendimet për ‘Fantazmën e Kievit’ tingëllojnë si diçka e dalë nga filmat e Hollywood dhe janë shoqëruar me pamje të supozuara të pilotit në veprim.

Por ato janë hedhur poshtë nga rrjeti i kontrollit të fakteve te internetit Snopes, i cili thotë se “nuk janë pamje të vërteta të Fantazmës së Kievit”.

Snopes thotë se një prej videove të përdorura për të ilustruar pilotin është krijaur me programin ‘Digital Combat Simulator’, një lojë simulimi lufte që është publikuar fillimisht në 2008, shkruan britanikja Metro.

Madje video e postuar fillimisht pranonte se ishte krijuar si një ilustrim “në homazh të Fantzmës së Kievit”, por me shpërndarjen e gjerë që ka marrë, komenti sqarues ka humbur dhe ajo është konsideruar e vërtetë.

Forcat e Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar pesë avionë gjuajtës rusë dhe një helikopter, por pretendimet janë kontestuar nga ministria ruse e mbrojtjes.

Fakti nëse Fatanzma e Kievit është i vërtetë apo një legjendë urbane ka kapur imagjinatën e ukrainasve dhe tashmë po përdoret nga zyrtarët për të shtuar moralin në përballjen me Rusinë.

Ministria ukrainase e mbrojtjes duket se po përdor legjendën për të përforcuar imazhin e forcave të saj ajrore.

Në një koment ku lavdëroheshin pilotët rezervistë ministria shkurante: “Kush e di, ndoshta një prej tyre është hakmarrësi i ajrit me MiG-29, që është parë aq shpesh nga banorët e Kievit!’

Në një tjetër postim ministria shpërndante pamjet e kontestuara të luftës në ajër, teksa ukrainasit i kanë përqafuar krahehapur historitë e lavdise në këtë moment nevoje.

FOTO GALERI
2/3
Pretendimet kanë qarkulluar online teksa Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në fillim të javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA