Kosova sanksione Rusisë/ Vendimi në mbledhjen e qeverisë

25/02/2022 15:17

Edhe Kosova është bashkërenduar me shtetet e tjera për sanksionim të Rusisë.Këtë të premte, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi sanksione financiare karshi federatës ruse.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik

Vendimi sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit erdhi meqë vendi rreshtohet karshi vendeve evropiane në dënimin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ku shton se Serbia nuk e bën të njëjtën.

Kur Kosova dhe aleatët e saj stërviteshin se si të jenë mbrojtësit e Evropës, fqinji ynë verior dhe Rusia përgatiteshin për kundërpërgjigje të përbashkët dhe për atë që ata e quajnë mburojë sllave. Le të jetë ky një rikujtim për të gjithë

Edhe qytetarët e Kosovës protestuan në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas. Para Zyrës Ndërlidhëse me Rusinë në Kosovë, ata kërkuan që të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ndërkohë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar edhe liderët e partive opozitare e i ka njoftuar rreth masave që Kosova ka marrë karshi situatës së krijuar në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA