Burimë jozyrtare bëjnë me dije se janë dy qytetarë, shtetas kosovarë në pritje të kalimit të pikës kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ende nuk është deklaruar sa i përket numrit dhe gjendjes së kosovarëve në Ukrainë.
Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.
Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.
Top Channel