Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Tetë punonjës policie janë plagosur këtë të martë gjatë përplasjes me banorët e “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë prej javësh tashmë shembjen e shtëpive.
Gjatë rezistencës së banorëve të”5 Majit” janë dëmtuar në detyrë pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.
Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Banorët e “5 majit” kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat u shëmbën nga IKMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
Ato janë përplasur me policinë duke qëlluar me shkopinj, gurë e shashka.
Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive.
Banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8 që preken nga ky plan, do të strehohen më tej në një bllok pallatesh që ndërtohet po te “5 Maji”, ku do të jetojnë banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ata që i kap plani zhvillimor.
Shumica e banorëve kanë rëndë dakord dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit, ndërsa një pjesë e tyre jo.
Sipas VKM-së, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.
Top Channel