SHBA ka përgatitur një paketë fillestare sanksionesh kundër Rusisë

21/02/2022 11:17

Qeveria e presidentit amerikan Joe Biden ka përgatitur një paketë fillestare sanksionesh kundër Rusisë, e cila përfshin një ndalim të institucioneve financiare amerikane që të kryejnë transaksione me bankat kryesore ruse, raportoi Reuters.

Masat, të cilat do të aktivizohen vetëm nëse Rusia pushton Ukrainën, synojnë të dëmtojnë ekonominë ruse, duke ndërprerë lidhjet bankare mes dy vendeve.

Autoritetet në SHBA thanë se kufizimet bankare do të jenë pjesë e një pakete sanksionesh, por plani i qeverisë për të shkëputur lidhjet bankare me qëllimin për të ndikuar në flukset globale të parasë, nuk është bërë ende i ditur.

Shtetet e Bashkuara do të përdorin gjithashtu mjetet e tyre më të forta të sanksioneve kundër disa individëve dhe kompanive ruse, duke i vendosur ata në listën e shtetasve të caktuar (SDN), për t’i përjashtuar ata nga sistemi bankar amerikan dhe duke ndaluar tregtinë e tyre me amerikanët dhe ngrirjen e aseteve që kanë në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Thesarit nuk pranuan ta komentojnë.

Burimet thanë gjithashtu se paketa mund të ndryshojë deri në minutën e fundit dhe nuk dihet se cilat do të jenë qëllimet e saj.

Megjithatë, ata besojnë se objektivat e mundshëm të sanksioneve janë institucionet kryesore financiare ruse si VTB Bank, Sberbank, VEB dhe Gazprombank.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA