“Ballkani Perëndimor në rrezik”/ Truss: nëse nuk e ndalojmë, putin nis luftë me vende të tjera

20/02/2022 20:10

Kjo është hera e parë që një zyrtare kaq e lartë e diplomacisë britanike të shpreh shqetësimin për planet e Vladimir Putin dhe Rusisë dhe rrezikun që ato paraqesin për shtete të tjera lindore përveç Ukrainës, si vendet e Baltikut dhe  Ballkanin Perëndimor.

Shefja e Forin Ofisit, Liz Tras, ka paralajmëruar se “ nëse ne nuk e ndalojmë Vladimir Putin tani, ai do të nisë luftën me shumë shtete të tjera”. Sipas saj “shtetet e Baltikut janë nën rrezik. Ballkani Perëndimor është në rrezik”. 

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson në një intervistë për BBC, ka deklaruar këtë të djelë se  Putin është duke planfikuar luftën më të madhe në Evropë që nga 1945, duke shtuar se  Kremlini  tashmë ka filluar me pushtimin, ndërkohë që ka paralajmëruar sanksione që do ndalojnë Rusinë të bëjë tregti me sterlina dhe dollarë.

Johnson po ashtu shtoi se Perëndimi është duke u përgatitur të furnizojë me armë një kryengritje pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas zyrtarëve më të lartë britanikë, Rusia  ka deklaruar publikisht se kërkon krijimin e Rusisë së Madhe dhe se Putini kërkon rikthimin e gjendjes së mëparshme kur para më shumë se tre dekada, Rusia kontrollonte pjesë të mëdha të Evropës Lindore. Por pjesa më e madhe e këtyre vendeve tashmë janë ose vende të Bashkimit Evropian ose anëtarë të NATO-s, ndërkohë që në Ballkanin Perëndimor, Serbia, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk janë anëtarë të NATO-s e nëse Putin do hapte një luftë me NATO-n, me të cilin është në disavantazh të madh ushtarak, kjo për momentin është e paimagjinueshme, por jo e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA