Fituesi i “Big Bother VIP” u shpall Ilir Shaqiri. Pas qindra mijë mesazheve të votimit, balerini Ilir Shaqiri rezultoi se ishte më i pëlqyeri nga shqiptarët.

Big Brother Vip dje ishte një nga spektaklet më të jashtëzakonshëm që për pesë orë me radhë ka mbajtur të mbërthyer me miliona shqiptarë kudo në botë. Ky produksion i Top Channel ka arritur një rekord audience të jashtëzakonshëm.

Interesi i madh me të cilin është ndjekur finalja e BBV qe përfundoi ne orët e para te mëngjesit, u duk edhe ne rrugët e te gjitha qyteteve.

Si me magji ne orën 21, rrugët nisen te zbrazen dhe njerëzit ishin ne shtëpi ose ne lokale per te ndjekur finalen.

Korrespondentet tanë nëpër të gjitha qytetet na sjellin atmosferën.

Top Channel