BE-ja ndjek shembullin e SHBA-së: Në Ballkan, edhe blloku sanksione ndaj politikanëve

19/02/2022 17:20

Zyrtarët e Bashkimit Europian shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, BE-ja deri më tani ka hezituar të marrë ndaj tyre masa sanksionuese, të ngjashme me ato që ka zbatuar kohët e fundit administrata amerikane, thotë Radio Europa e Lirë.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, sepse edhe në BE tashmë kanë nisur përgatitjet edhe për sanksione ndaj politikanëve, të cilët shihen si pengesë e reformave dhe rrezik për stabilitetin e vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Bashkimi Evropian ka shtuar presionin ndaj politikanëve në Bosnje e Hercegovinë, ku këtë vit zhvillohen zgjedhjet, por ende nuk është arritur pajtim për reformat zgjedhore, pa të cilat këto zgjedhje nuk do të konsiderohen të jenë në përputhje me standardet europiane.

Të hënën, në 21 shkurt, në takimin e tyre në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në këtë vend. Deri më sot, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë i kanë vendosur sanksione liderit të serbëve në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, BE-ja është treguar shumë më e kujdesshme me të.

Së fundi megjithatë, ashtu si Washingtoni edhe Brukseli po lë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë që sanksione të ketë edhe ndaj politikanëve nga vendet e ndryshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor. SHBA ka sanksionuar një sërë politikanësh në rajon së pari me me ndalesën e hyrjes në SHBA, por edhe me masa financiare dhe ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA