SHBA “i përvishet” Rusisë: Nuk e falim sulmin në Ukrainë. Biden: Do goditet këto ditë!

18/02/2022 13:59

Shtetet e Bashkuara, jo vetëm nuk binden nga pretendimet e Moskës se s`ka në plan të sulmojë Ukrainën, por e kanë paralajmëruar ashpër të mos guxojë ta hedhë një hap të tillë.

Presidenti Joe Biden tha se Rusia po “kërkon një pretekst” për luftë, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan u shpreh se Moska po lëviz drejt “një pushtimi të shpejtë”.

Ata nuk kanë larguar asnjë nga trupat, kanë dërguar më shumë trupa. Kemi arsye të besojmë se po angazhohen në një operacion për të krijuar pretekst për të ndërhyrë. Të gjitha shenjat tregojnë se ata janë gati të ndërhyjnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”, tha Biden.

Kremlini reagoi duke insistuar sërish se nuk e ka në plan inkursionin. Por në përgjigjen zyrtare të tij ndaj garancive të sigurisë të propozuara prej administratës Biden, thuhet se ato ishin “të pakënaqshme dhe se Rusisë mund t`i duhet të marrë masa tekniko-ushtarake të paspecifikuara.

Sekretari i shtetit Antony Blinken me heret tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe i kërkoi Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov një takim në Europë javën e ardhshme.

Shpresat sipas tij jane qe duke ndarë informacionet që kanë me botën, të mund të ndikojnë “që Rusia të braktisë rrugën e luftës dhe të zgjedhë një rrugë tjetër ndërsa ka ende kohë”.

Sinjalet që vijnë prej saj nuk duken fort positive. Rusia ka urdhëruar zëvendës shefin e misionit amerikane në Moskë, Bart Gorman, të largohej nga vendi, pa dhënë detaje për këtë vendim të cilin Departamenti i Shtetit e cilësoi si një veprim “të paprovokuar” dhe “një hap përshkallëzues”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA