Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1 ballë.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 13°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA