Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë.

Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se Kurti e Gërvalla do të qëndrojnë tri ditë në Gjerman e që do të kenë takime të ndryshme.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA