Festë në qiell, në Prishtinë lëshohen parashutat me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar

17/02/2022 09:44

Festa për 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka filluar edhe nga qielli. Mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan parashutat me flamujt e Kosovës dhe flamurit kombëtar.

Mëngjesin e këtij 17 shkurti u ngrit edhe flamuri, në të cilën ceremoni mori pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Në nder të 14-vjetorit të pavarësisë janë organizuar një sërë aktivitetesh ku në orën 09:00 krerët shtetëror do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, pastaj tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprimtarit, Adem Demaçi.

Në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.

E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Terëza” do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA