Ish-kryeministri Pandeli Majko të mërkurën ka theksuar se skenarët provokues të ndërtuar nga rusët dhe serbët kanë kërkuar prej kohësh dobësimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar më tej se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të ndodhë.

I ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel, ish-kryeministri Majko tha se Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjes dhe se sot mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, pasi ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj.

“Më në rrezik më duket Srpska, Kosova ka një garanci të një natyre tjetër nga ajo e Bosnjës, Beogradi do jetë në një presion shumë të madh, por janë disa gjëra që nuk mund të vendosë vetë, por ka Rusinë nga mbrapa. Ne mund t’i vendosim shumë faje Prishtinës, por përballja që ka Kosova me Beogradin është shumë delikate, ka shumë paralele se si Moska vepron në marrëdhënie me fqinjët e saj. Edhe në ’99 rusët kanë qenë duke vdekur për bukën e gojës, por s’kanë qenë të tërhequr, kanë qenë aktivë, goxha presion duke filluar që nga zyra ime. Kam pritur një delegacion rus mbi gjysma e tyre erdhën me dekorata, në një moment të bisedës që u hap çështja e Kosovës e tha që Rusia ka bomba nukleare, domethënë më troç nuk mund të kërcënohet. Në një periudhë kemi qenë në presion qoftë edhe për të ndaluar bombardimet. Në kohët e presionit historia bëhet likuide, më shumë se për të bërë fajtor Kosovën, ajo në memorien e fuqive të mëdha është krijuar si precedent, që përmendet në çdo fajtor kjo nuk e vret Kosovën, por e bën edhe më të fortë. Kosova përfaqëson fitoren më të madhe të perëndimit mbi ligjin”, tha Majko.

Tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë është tema e ditës në të gjithë botës prej javësh tashmë, ku gati të gjithë liderët botërorë janë përfshirë, pasi një pushtim i mundshëm rus do të sillte ndryshime të mëdha në të gjithë globin.

Një ditë pasi njoftoi tërheqje trupash në kufirin me Ukrainën,Rusia pohoi se kanë përfunduar gjithashtu stërvitjet ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe ushtarët po kthehen në garnizonet e tyre.

Të gjitha këto lëvizje vijnë në kohën kur liderët perëndimorë vazhdojnë të mbeten të shqetësuar se Moska sërish mund ta nisë sulmin mbi vendin fqinj.

Ukraina ndodhet ende në rrezik të madh nga një pushtim i mundësh rus, që mund të fillojë nga momenti në moment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA