Mbetjet spitalore të prodhuar në dy vjet pandemi përbëjnë kërcënim serioz për Shqipërinë.

Në dy vite pandemi janë prodhuar disa fish mbetje spitalore më shumë nëpër qendra shëndetësore dhe spitalet Covid si shiringa, age, maska, epruveta të tamponëve për testim e të tjera, një pjesë e të cilave shpesh kanë përfunduar në kazanët e mbeturinave të qytetit.

Mbetjet spitalore duhet të asgjësohen nëpërmjet djegies dhe qendrat shëndetësore e spitalore nënkontraktojnë operatorë privatë për të kryer këtë proces. Por ndonëse janë shumëfishuar sasitë e mbetjeve, nuk janë shtuar buxhdetet për to dhe shpesh mbetjet spitalore i gjejmë nëpër kazanët e mbetjeve urbane apo brigje lumenjsh.

Shqipëria shquhet për keqmenaxhim të mbetjeve, aq më tepër ato spitalore të cilat konsiderohen të rrezikshme pasi shndërrohen në vatra infeksioni. Por ndonëse deri më tani janë lëvruar fonde për menaxhimin e situatës Covid, askush nuk ka menduar për menaxhimin e mbetjeve që ka prodhuar pandemia.

Top Channel