Gruaja me të pasmet ‘më të mëdha në botë’ ankohet se është ‘single’: Nuk e kuptoj pse burrat tmerrohen prej meje (fotot)

15/02/2022 17:38

Një fanatike e ndërhyrjeve estetike ka treguar së fundmi në rrjetet sociale sesi dashuria për të zmadhuar gjithnjë e më shumë pasmet, e ka bërë të pafat në dashuri.

29 vjeçarja Natasha Crown, nga Goteburgu në Suedi, është paraqitur së fundmi në rrjetin e YouTube me programin Hooked on the Look, ku bëri një takim surprizë me një djalë për të gjetur “dashurinë e jetës”.

Por megjithse ‘influencuesja’ ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ajo tregon se nuk ka të dashur prej vitesh dhe beson se kjo ndodh sepse burrave i duket “intimiduese”.

“Mund të jetë e frikshme për burrat, por unë kam karakterin tim dhe trupin tim. Askush nuk duhet të pranojë mediokritetin”, thotë ajo.

Natasha shton më tej: “Kur isha 20 vjeçe bëra operacionin e parë, pastaj bëra të pasmet në stil brazilian dhe prej atëherë i kam bërë pesë herë.

Ndërsa për kodstot e fiksimit të saj me të pasmet ajo tregon: “Deri tani kam shpenzuar rreth  $150,000 për operacionet.”

Megjithse ajo ishte e lumtur për takimin surprizë në programin e njohjeve të reja, i njohuri i saj tha se mbeti “i shokuar”.

“Nuk kisha parë kurrë një person që ishte i famshëm se ka të pasmet më të mëdha në Evropë”.

Ai e përshkruante Natashan si vajzë qyteti ndërsa veten si “djalë rrethinash”, prandaj tha se vinin nga “dy botë të ndryshme”.

Natasha ka bërë mjaft performanca me të pasmet e saj të pamasa duke përfshirë dhe “twerk” në televizion.

Ajo ka treguar më parë se ushqehet me piza e makarona, dhe konsumon rreth 6 kg nutella Nutella (15 kavanozë) në muaj kur dëshiron të shtojë në peshë.

“Dua të kem të pasmet më të mëdha në botë”, thotë ajo.

Por kur doktori i tregoi Natashas se një grua vdiq kohët e fundit pas një operacioni për rritjen e të pasmeve dhe se procedura ka numrin më të lartë të vdekjeve, ajo u çudit.

FOTO GALERI
1/9
Natasha ftohet shpesh ne emisione televizive prej te pasmeve te saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA