Banka OTP Albania/ Performancë shumë e mirë gjatë vitit 2021!

15/02/2022 13:08

Viti që lamë pas, 2021, ishte një vit i shkëlqyer për Bankën OTP Albania. Banka raportoi performancën më të mirë në historinë e saj, në të gjithë parametrat; si ata tregtarë, financiarë dhe të cilësisë.

“Vit pas viti kemi ndarë me publikun sukseset e bankës tonë, por viti 2021 vërtetë meriton vëmendje të posaçme.” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella.

Fitimi bankar neto për 2021 u raportua në 37.10 milionë EUR, me 11.19% rritje krahasuar me vitin e kaluar dhe fitimi neto është 15.7 milionë Euro ose 40.73% rritje krahasuar me vitin e mëparshëm.

Depozitat u rriten me 13% rritje në stokun e tyre dhe totali i kredive outstanding, po ashtu është rritur me 16.44% duke e pozicionuar Bankën OTP Albania fortë në treg si kredidhënës dinamik.

Banka vazhdoi me rritjen e numrit të degëve dhe të ATM-ve.

Banka OTP Albania renditet për të tretin vit radhazi si banka me kthimin më të lartë në vend me 20.3%. Ky është një raport shumë i mirë që reflekton qartë efikasitetin dhe efiçencën e të gjithë institucionit.

“Rezultatet e mësipërme duhet të shërbejnë si bazë për frymëzim dhe referencë. Këtë vit do kemi sërish projekte madhore, si digjitalizimi, optimizimi i të gjithë rrjetit të shitjes dhe kanaleve alternative ATM, Online banking dhe shumë shërbime e procese efikase për klientët tanë. Viti 2022 do të jetë plot lajme të mira për bankën tonë, punonjësit dhe klientët tanë!” thotë Z. Shella.

Banka OTP Albania ka treguar proaktivitet dhe gadishmëri të jashtëzakonshme kundrejt çdo nevoje që klientët patën gjatë viteve pandemike. Përtej çdo pengese që pandemia paraqiti, punonjësit e Bankës OTP Albania nuk ndaluan së shërbyeri, madje duke e rritur cilësinë në çdo aspekt. “Klientet na vlerësojnë dhe na rekomandojnë dhe kjo është fitorja më e madhe për bankën tonë.” mbyll prononcimin e tij Z. Shella.

OTP Bank, si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për më shumë se 18.5 milionë klientë individë dhe korporata. Ai operon në 12 vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1,500 degësh, agjentëve të saj financiarë, 3,900 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike. E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale. Grupi OTP ka një objektiv shumë ambicioz të rrugëtimit të tij për të pasur një prani të fortë në Shqipëri, me rritje shërbimesh, produktesh, ofertash dhe lehtësim të proceseve bankare për të gjithë klientët.

Top Channel