Vodhi 11 banka/ FBI nuk kap dot hajdutin, kërkon ndihmë nga publiku

14/02/2022 17:02

Me një maskë të thjeshtë kirurgjikale nën hundë dhe asnjë përpjekje tjetër për të fshehur identitetin e tij, një grabitës serial bankash në Shtetet e Bashkuara i ka vënë në hall autoritetet amerikane.

FBI po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacione që çojnë  në arrestimin dhe dënimin e personit të konsideruar përgjegjës për 11 grabitje në Massachusetts, New Hampshire, Connecticut dhe Vermont.

“I pagëzuar si banditi i rrugës 91”, pasi kreu grabitjet e para në qyteza më të vogla, ai nisi të vidhte edhe banka përgjatë korridorit I-91, që shtrihet 290 milje nga veriu në jug nga Connecticut në Vermont.

FBI thotë se grabitjet janë kryer nën kërcënimin e armës dhe individi i shumëkërkuar, konsiderohet i rrezikshëm.

Ka grabitur 11 banka deri tani, ka kërcënuar njerëzit me armë zjarri dhe ka tentuar të ketë akses në kasafortat e bankave”, thuhet në deklaratë.

Grabitjet kanë nisur në 9 shtator e vazhduan deri në fund të janarit. Byroja federale e hetimit tha se në interes të publikut, kushdo që ka informacion mbi këtë person, duhet të kontaktojë menjëherë me të.

Duhet t’i japim fund ‘zbavitjes’ së këtij njeriu përpara se dikush të lëndohet vërtet”, ishte komenti i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA