‘Emigrantët e Tik-Tok’ filmojnë lundrimin ilegal drejt Evropës e më pas të shpenzimeve dhe vizitave në Kullën Eifel (fotot)

14/02/2022 15:35

Dy influencuese të njohura të rrjetit Tik-Tok nga Tunizia kanë nxitur zemërim duke publikuar videot e kalimit ilegal detar drejt Evropës dhe më pas të blerjeve luksoze në qendrat tregtare evropiane.

21 vjeçarja Chaima Ben Mahmoude, publikoi videon ku përshendeste me dorë nga kamera teksa lundronte nga Tunizia drejt Italisë me të fejuarin e saj, në gomonen e mbushur me emigrantë.

Në pamje ajo shihet duke buzëqeshur bashkë me 23 emigrantë të tjerë ne barkën e vogël mes detit Mesdhe.

Qendra e Mesdheut është një nga rrugët më të rrezikshme detare  me më shumë se 17,000 vdekje e persona te zhdukur që prej vitit 2014. Mijëra refugjatë detyrohen të kryejnë lundrimin për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftërave.

Ben Mahmoude — e cila ka rreth 140,000 ndjekës në rrjetin Tik-Tok — thotë se ishte ‘e detyruar’ të bëjë lundrimin 188km pasi fitonte vetëm pak më shumë se 100 dollarë si estetiste flokësh në Tunizi.

Një muaj më parë 18 vjeçarja Sabee al Saidi, postonte pamje të ngjashme të vetes nga një barkë e drunjtë e pasigurtë duke bërë të njëjtin udhëtim.

Të dyja ato kishin arritur në ishullin italian të Lampedusa, dhe më pas kishin udhëtur drejt kryeqyteteve evropiane, duke bërë foto pranë kullës Eifel, duke drejtur makina BMW, para se fotot e tyre të denoncoheshin dhe të hiqeshin nga rrjeti.

Pasi kreu karantinën dy-javore të virusit në qendrën e pritjes në Itali, Ben Mahmoude tha se i kuptonte rreziqet e lundrimit të kryer në dhjetor.

Por vështirësitë financiare dhe pamundësia për të marrë vizë e detyruan të kryenin lundrimin drejt Evropës që në Tunizi njohet si ‘harka’.

Fjala ka kuptimin e “diegies së kufijve” dhe shkatërrimin e dokumenteve personale para udhëtimit të rrezikshëm.

“Nuk gjej dot asgjë për të bërë në Tunizi”, tha ajo në një intervistë. “Kam një çertifikatë në stilim flokësh por edhe kur gjeje punë rroga ishte rreth $120 ne muaj.

“Me to nuk mund të bësh asgjë”.

Por megjithë buzëqeshjet në postime, ajo tregon se klukndrimi ishte i tmerrshëm, sidomod kur barka lëkundej me forcë.

“Isha e tmerruar, pashë vdekjen para meje, deti ishte shumë i trazuar dhe kishte valë të mëdha. Ne luteshim dhe e kishim përgatitur veten për vdekjen”.

FOTO GALERI
1/8
21 vjeçarja Chaima Ben Mahmoude, publikoi videon ku përshendeste me dorë nga kamera teksa lundronte nga Tunizia drejt Italisë me të fejuarin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA