Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka nisur punën 1.6 milion kilometra larg Tokës. Observatori ndau selfien e parë nga hapësira pasi testoi pasqyrën e tij ikonike të artë dhe kamerën me rreze infra të kuqe, thote CNN.
Webb ka qenë në procesin e ftohjes dhe rreshtimit të segmenteve të pasqyrës që nga 2 shkurti, pasi pikën orbitale përtej hënës e arriti në 24 janar. WEbb u nis në hapësirë në 25 dhjetor, si vëzhguesi më kompleks dhe më i fuqishëm që NASA ka lëshuar ndoënjeherë deri më tani në kozmos. Pjesëtarët e ekipit të tij thonë se imazhet janë ende paksa të paqarta, por kjo ishte e pritshme.
Për momentin, teleskopi është ende në fazën e vënies në punë përpara se të fillojë mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimeve shkencore këtë verë, kur pritet të publikohen imazhe të reja mahnitëse të universit tonë. Pamjet si ato që NASA shpërndau së fundi, mund të ndihmojnë ekipin e Webbit të sigurohet se pasqyrat janë të vendosur tashmë në mënyrë perfekte përpara se observatori t’e vezhgoje ekzoplanetet dhe galaktikat e largëta, duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si ne e shohim universin.
Orbita e Webbit do ta mbajë teleskopin në një linjë me Tokën teksa planeti ynë rrotullohet rreth diellit. Kjo distance e mbron teleskopin nga nxehtësia e lëshuar prej tij. Anija kozmike ka një mburojë dielli me pesë shtresa për të mbrojtur pasqyrën gjigante dhe instrumentet e Webbit nga rrezet e diellit.
Top Channel