Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari
Aktivistët pro-Palestinës kanë lyer me bojë të kuqe ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë në Londër, duke kërkuar që sekretari i drejtësisë të takohet me tetë grevistë të grupit “Aksioni Palestinez”.
Dy protestues u arrestuan pas aksionit të së premtes. Ata po demonstrojnë kundër trajtimit ndaj grevistëve të urisë të cilët po mbahen në paraburgim prej më shumë se një viti para se ata të dalin në gjyq.
Ata thanë se boja e kuqe me të cilën kishin spërkatur ndërtesën e ministrisë simbolizonte gjakun.
“Ia kemi sjellë çështjen sekretarit të drejtësisë David Lammy sepse ai vazhdon të injorojë miqtë, familjen dhe avokatët e grevistëve të urisë. Ai injoron faktin se jeta e tyre është në rrezik të menjëhershëm”, tha njëri nga protestuesit.
Gati 30 aktivistë të lidhur me ‘Aksionin Palestinez’ presin gjyqin për një sërë akuzash. Njëzet e katër janë akuzuar në lidhje me një aksion të vitit të kaluar në Elbit Systems, ndërsa pesë të tjerë janë akuzuar për një protestë në Brize Norton.
Gjyqi për rastin Brize Norton është planifikuar për në janar 2027. Të 29 të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në veprime që ndodhën përpara se “Aksioni Palestinez” të ndalohej.
Dy nga grevistët e urisë, Heba Muraisi dhe Kamran Ahmed do të mbahen në paraburgim pa lirim me kusht për 19 muaj para gjyqit. Katër të tjerë Gib, Jon Cink, Lewie Chiaramello dhe Muhammed Umer Khalid do të kalojnë 18 muaj në pritje të gjyqit, ndërsa Qesser Zuhrah dhe Teuta Hoxha pritet të kalojnë 17 muaj në paraburgim para datës së gjyqit.
Top Channel