Trupa të vrarësh gjenden në automjet mes konfliktit në kufirin Kolumbi-Venezuelë (fotot)

12/02/2022 20:09

Trupa njerëzish të vrarë nga motoçiklistë të armatosur u gjetën sot në një automjet të braksitur në kufirin Kolombia-Venezuela.

“Ne besojmë se këta katër njerëz po përpiqeshin të kalonin në anën kolumbiane të kufirit”, tha në vendngjarje gjenerali venezuelan i ushtrisë Jorge Mora.

Ditët e fundit 8 civilë janë vrarë nga bandat e armatosura në rajonin dikur të qetë jugperëndimor të Venezuelës, në kufi me Kolumbinë, tha ministri i mbrojtjes.

Vladimir Padrino shtoi se gjithashtu nëntë “terroristë” janë vrarë dhe 56 kapur nga ushtria në rajonin Apure, “pa asnjë humbje nga jetët e ushtarëve.

Zyrtari denonconte gjithashtu përdorimin e minave nga grupet e armatosura dhe shtoi se qeveria është e angazhuar në luftën ndaj “bandave kolumbiane të trafikut”.

Rebelët e majtë kolumbianë janë raportuar të kalojnë lirisht mes kufirit 2,000-kilometra të gjatë mes dy vendeve per operacione trafiku.

Kolumbia akuzon presidentin venezuelan Nicolas Maduro se ka strehuar disidentët revolucionarë kolumbianë FARC apo militantë të tjerë.

Disa grupe trafikantësh luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut përmes Kolumbisë ndërsa shpesh dy vendet fqinje rivale politike, akuzojnë njëra tjetrën se neglizhojnë krimin e organizuar.

FOTO GALERI
1/8
Trupa njerëzish të vrarë nga motoçiklistë të armatosur u gjetën sot në një automjet të braksitur në kufirin Kolombi-Venezuela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA