Talente në burgun e të miturve Kavajë, disa prej të dënuarve u janë dhuruar libra dhe bojëra për pikturë

12/02/2022 15:24

Në burgun e Kavajës ndodhen të mitur që janë dënuar për krime të ndryshme. Disa prej tyre dallojnë për aftësi të jashtëzakonshme në matematike, apo edhe pikturë. Për të ndihmuar në integrimin e tyre dhe rehabilitimin, në këtë burg shkuan një grup nga Bashkia e Durrësit të cilët janë takuar me të miturit e dënuar dhe kanë folur me ta.

Kryebashkiakja e Durrësit ju ka dhuruar të gjithë të miturve libra, dhe dy prej tyre të talentuar në matematikë u ka dhuruar botime të veçanta për këtë lëndë.

Një tjetër dhuratë speciale i ka shkuar një të mituri tepër të talentuar në pikturë.

“Puna jonë me të rinjtë nuk është vetëm ngritja e këshillit rinor apo mbështetja e të rinjve ekselentë që është traditë afatgjatë në Bashkinë e Durrësit por sot ndodhemi në institutin e të miturve në Kavajë për të shprehur suportin tonë edhe për këta të rinj që kanë qenë pjesë e fenomeneve negative në shoqëri. Sot këtyre të rinjve që ndodhen në këtë institucion i kemi dhuruar libra dhe mjete didaktike profesionale në mënyrë që në kohën kur nuk kanë aktivitete të tjera në këtë institut të kenë një qasje më të mirë me librin, me leximin si dhe shpjeguam edhe mundësitë e përfshirjes së aktiviteteve që ata realizojnë këtu, mësimeve ekstra dhe profesionale me tregun e punës pasi të përfundojnë kohën e qëndrimit në këtë institucion”.

Top Channel