Nuk e duron më stolin, Cavani merr vendimin për të ardhmen

12/02/2022 14:27

Edinson Cavani do të largohet nga Manchester United në qershor. Sulmuesi uruguaian po luan sezonin e fundit në “Old Trafford”.

34-vjeçari del lojtar i lirë në verë, teksa pritet të transferohet në La Liga. “El Matador” e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur në Spanjë.

Cavani është aktivizuar në 662 minuta këtë sezon mes kampionatit dhe Champions League, duke gjetur golin në dy raste.

Lojtari latin nuk po e duron qëndrimin në stol dhe e ardhmja e tij është Spanja, kampionat ku është emri i tij është lidhur me Atletico Madrid e Barcelonën.

Cavani pëlqehet shumë edhe nga River Plate, por opsioni i transferimit në Argjentinë ka rënë, pasi goleadori i njohur nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA