Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave të siguruara nga presidenti amerikan, Joe Biden, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani tha se ShBA dikur ka shpëtuar vendin nga lufta, ndërkaq tani nga Covid 19.

Ajo ka ftuar qytetarët për vaksinim edhe me dozën përforcuese.

Ne nuk kemi qëndruar indiferentë gjatë gjithë kohës që jemi përballur me pandeminë. Jam e lumtur që nga ky angazhim, shteti ynë ka përfituar disa kontingjente me doza të vaksinës. Ne duhet të jemi falënderues nga shtetet që na kanë ndihmuar dhe shumë organizata. Rreziku nga virusi nuk ka kaluar. Secili nga ne ka përgjegjësi jo vetëm të shëndetit personal. Sa më shumë vaksina, aq më pak vdekje, aq më shumë shanse për hapje, ndihmë ekonomisë dhe rikthim në normalitet“, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti u zotua se suksesi i Kosovës nga variantet “Omicron” dhe “Delta”, është sipas tij fushata për vaksinim. Por, që shtoi se ky sukses bazohet në ndihmën e donacioneve.

Në emër të qeverisë më lejoni të falënderojë ShBA-të dhe iniciativën COVAX që kanë dhuruar doza të vaksinës. Kosova ka qenë përfituese e madhe këtyre përpjekjeve. Në një kohë kur numri i të infektuarve është duke rënë, ka disa arsyeje qe fushata e vaksinimit mbesin nevojë urgjente… ne duhet që të arrijmë nivelin e vaksinimit. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike, sepse e vetmja gjë e parashikueshme nga virusi është paparashikueshmëria e tij“, ka deklaruar Kurti në ceremoninë e pranimit të mbi 500 mijë doza të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se mbi 57 për qind e qytetarëve në Kosovë janë të vaksinuar me të dy dozat.

Stokut të MSh-së i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar në luftimin kundër Covid 19. 1,8 milionë vaksina janë dhënë në Kosovë. 57 për qind janë të vaksinuar me dy dozat. Doza e tretë është shumë inkurajuese dhe duhet të shtohet edhe më tej”, tha ai.

 

Top Channel