Zgjatja e afateve të vettingut, Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm përpara drejt integrimit europian

10/02/2022 19:43

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA e konsideron zgjatjen e afateve të vettingut një hap të rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët.
Ky vendim, sipas SHBA-së, do të na çojë drejt një sistemi drejtësie më të fortë dhe më të besueshëm duke i hapur rrugë integrimit europian.

Postimi i ambasadës amerikane:

Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA