Një 62-vjeçar është arrestuar në Lazarat të Gjirokastrës, pasi në shtëpi iu gjetën armë pa leje dhe pajisje që i përdorte për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar “LAST WINTER”, Maliq Skënderit iu gjetën në shtëpi 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

I dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA