Franca do heqë GreenPass/ Kjo masë mund të merret në fund të muajit mars

10/02/2022 00:33

Franca po mendon të heqë certifikatën e vaksinimit.

Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha në fund të mbledhjes së këshillit të ministrave se qeveria beson se ka “arsye të shëndosha për të shpresuar se në fund të marsit dhe fillim të prillit mund të hiqet detyrimi për të pasur një certifikatë vaksinimi” për të hyrë në aktivitete të ndryshme.

Ky optimizëm është i diktuar nga përmirësimi i situatës shëndetësore në Francë. Ndërkohë presidenti i Këshillit Orientues për Strategjinë e
Vaksinimit, Alain Fischer, tha në senat se një revokim i lejes së vaksinimit është i imagjinueshëm “deri në fund të marsit”, në fillim të prillit por gjithmonë nëse do të përmbushen një sërë kushtesh.

Autoritete në Francë shpresojnë që në fund të marsit, fillim prilli, të ulet incidenca dhe të kthehen në normalitet situate e të shtruarve në spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA