Beniada apo Monika? Ja cila siguron finalen e këtij edicioni të ”Big Brother Vip”
					 09/02/2022 00:21					
				
				
								
			Spektakli i sotëm përcaktoi edhe finalisten e dytë të këtij edicioni të ‘’Big Brother Vip’’.
Mes Monikës dhe Beniadës publiku pati mundësinë të votonte prej disa ditësh.
Votat më të larta i grumbulloi Beniada, duke siguruar kështu edhe natën finale të kësaj eksperience.
E emocionuar, Beniada deklaroi se nuk e priste aspak këtë vendim.
‘’Mendova se do rrija vetëm dy javë dhe do ikja’’,- tha ajo.
Top Channel