Presidenca ka bërë publike listën me 10 kandidatët për vendin vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos, ndërsa mes tyre renditen Arta Marku dhe Gent Ibrahimi
Lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton sekanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
Zonja Ardita Buna
Zonja Arta Marku
Zonja Arta Vorpsi
Zoti Besnik Dervishi
Zonja Elida Take
Zoti Gent Ibrahimi
Zonja Juliana Latifaj
Zoti Maksim Qoku
Zonja Manjola Xhaxho
Zoti Sandër Beci
Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Top Channel