Forcat e policisë greke kanë lokalizuar dhe arrestuar tre nga pesë të arrestuarit prej qendrës së paraburgimit në Hania të Kretës.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin shqiptar, anëtar i bandës së grabitësve të armatosur në Atikë, i dënuar me burgim të përjetshëm, 29-vjeçari shqiptar i dënuar për trafik droge dhe 32-vjeçari shqiptar që ka qenë i dënuar për grabitje.
Sipas informacioneve policore, grupi prej pesë personash është ndarë pas arratisjes nga qendra e paraburgimit, tre prej tyre kanë vjedhur një makinë dhe larguar drejt Iraklios.
Policia, fillimisht ka lokalizuar mjetin e braktisur në qendër të qytetit dhe pak minuta më vonë ka gjetur të tre të arrestuarit në një rrugë aty pranë. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe konfiskuan një thikë dhe një sasi të vogël kanabis dhe heroinë.
Të arrestuarit nuk bënë rezistencë! Autoritet po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy të dënuarëve të tjerë. Në kërkim janë 34-vjeçari pakistanez, i dënuar me tre herë burgim të përjetshëm për tre vrasje dhe 34-vjeçari shqiptar i dënuar për trafik droge.
Thuhet se dy të kërkuarit janë fshehur në Hania, ndërsa për arratisjen e tyre janë pezulluar tre policie dhe për pesë të tjerë është hapur një hetim i brendshëm.
Top Channel